KRYESORE

Trump: Vendi ynë nuk është ndërtuar për t’u mbyllur, Amerika së shpejti do të rihapet

Duke folur nga Shtëpia Bardhë me anëtarë të grupit të punës për koronavirusin, zoti Trump tha se administrata e tij po punon për hapat e ardhshëm, për rihapjen e bizneseve dhe aspekte të tjera të shoqërisë, sapo të përcaktojnë ekspertët e shëndetësisë se distanca sociale nuk është më e nevojshme.

“Vendi ynë nuk është i tillë që të paralizohet. Amerika së shpejti do të rihapet”, tha ai.

Presidenti shtoi se kjo do të ndodhë “shumë më herët se tre-katër muaj”, që kanë thënë disa.

Presidenti Trump e bëri këtë parashikim, pavarësisht nga këshillat e zyrtarëve të shëndetësisë, përfshirë ekspertin më me peshë të sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci, që kanë thënë se në Shtetet e Bashkuara pandemia nuk ka arritur ende pikën kulmore.

Zoti Trump përsëriti gjithashtu komentet se është e rëndësishme që të mbrohet komuniteti aziatiko-amerikan në Shtetet e Bashkuara.

Numri i viktimave nga koronavirusi në një ditë të vetme në Shtetet e Bashkuara, ishte të hënën për herë të parë më i lartë se 100, me numrin e përgjithshëm të konfirmuar mbi 500 dhe mbi 43, 600 të infektuar./voa.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago