“Joe Biden është presidenti më i keq në histori të SHBA-së”, është shprehur Donald Trump, pasi Bideni u tërhoq nga kandidatura për t’u rizgjedhur në krye të SHBA-së.
Derisa ende s’dihet se kush do të jetë kandidati i demokratëve, kandidatëve i republikanëve ka folur për zëvendëspresidenten Kamala Harris. Ai tha se mendon që Harris “do të jetë më lehtë për t’u mposhtur se Biden”.
Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ka deklaruar se Biden duhet të japë menjëherë dorëheqje edhe nga posti i presidentit të SHBA-së.