POLITIKE

Trumpi për armëpushimin: E gjitha falë kërcënimit tim

Presidenti Donald Trump deklaroi se ishte kërcënimi i tij me sanksione ndaj Turqisë, që e bëri vendin të binte dakord për një armëpushim pesëditor në luftimet me kurdët në Sirinë Veriore.

Ai i bëri komentet para gazetarëve në Fort Worth të Teksasit. Lajmin për armëpushimin e njoftoi nënpresidenti amerikan Mike Pence pas bisedimeve me presidentin turk Tayip Erdogan. Sipas marrëveshjes së arritur, dy aleatët e NATO-s, Turqia do t’i ndalë operacionet për pesë ditë, ndërsa tërhiqet nga rajoni përgjatë kufirit. Pas bisedimeve që zgjatën katër orë, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se Ankaraja kishte marrë atë që donte, por refuzoi ta quante armëpushim.

“Ne do të bëjmë një pauzë të operacionit Pranvera e Paqes, në mënyrë që PKK-YPG të largohet nga zona e sigurt. Ky nuk është armëpushim, sepse armëpushimet bëhen vetëm midis dy palëve legjjtime. Kur elementet terroristë të largohen krejtësisht nga zona e sigurt, atëherë mund ta ndalim operacionin”, tha ai në një konferencë shtypi.

Pence udhëtoi drejt Ankarasë shoqëruar nga sekretari i Shtetit Pompeo në një përpjekje për të bindur Presidentin Tayip Erdogan të ndalë ofensivën kundër luftëtarëve kurdë në Sirinë verilindore. Sulmi ka krijuar një krizë të re humanitare në Siri. 200 mijë civilë po largohen nga vendi, ndërsa ka krijuar gjithashtu shqetësim të madh mbi sigurinë e mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik të braktisur në burgjet kurde. Situata në Siri ka nxitur kritika ndaj presidentin Donald Trump, i cili është akuzuar për braktisje të luftëtarëve kurdë, partnerët kryesorë të Uashingtonit në betejën për mposhtjen e kalifatit të vetëshpallur të Shtetit Islamik në Siri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago