Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë mundësinë e kandidaturës për zëvendëspresident në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, raportoi të hënën Reuters.
Trumpi ka thënë para gazetarëve në një bisedë gjatë fluturimit me “Air Force One” se nuk e sheh si zgjidhje të drejtë.
“Do të më lejohej të bëja këtë, por nuk do ta bëja. Mendoj se nuk do të ishte e drejtë. Njerëzit nuk do ta pëlqenin”, ka thënë ai.
Këto komente u bënë pas një periudhe spekulimesh dhe shenjash të nënkuptuara nga Trumpi, siç janë kapelat me mbishkrimin “Trump 2028” që ai shpërndan në Shtëpinë e Bardhë.
Ndalimi për presidentët që të kandidojnë për një mandat të tretë është parashikuar nga Neni 22 i Kushtetutës amerikane, që kufizon presidentët në dy mandate të plota.
Megjithatë, disa kanë sugjeruar se një mënyrë për të kaluar këtë kufizim mund të ishte për Trumpin të kandidojë për zëvendëspresident, duke lejuar që një tjetër kandidat të fitojë presidencën dhe pastaj të japë dorëheqjen, për t’i hapur rrugë Trumpit që të kthehet në krye të shtetit.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…