KRYESORE

Raport britanik: Serbia dhe Rusia po bashkëpunojnë për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit

Një raport i publikuar nga New Diplomacy Project në Londër, me titull “Restoring British Leadership in the Western Balkans”, paralajmëron për një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në nxitjen e destabilitetit në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Raporti, i hartuar nga një grup ekspertësh britanikë dhe ndërkombëtarë, përfshirë ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, paraqet një tablo të qartë të ndikimit rus dhe serb në prishjen e paqes rajonale.

Kosova në qendër të krizës së sigurisë

Sipas raportit, Kosova është bërë “epiqendra e përpjekjeve të koordinuara ruso-serbe për destabilizim”, me theks të veçantë në sulmin paramilitar të shtatorit 2023 në Banjska, ku mbetën të vrarë tre persona, përfshirë një polic të Kosovës, heroin Afrim Bunjku.

Dokumenti thekson se sulmi ishte drejtuar nga ekstremistë me lidhje direkte me qeverinë e Aleksandar Vuçiqit, ndërsa Rusia ka luajtur rol logjistik dhe informativ në këtë operacion.

Raporti përmend se Kremlini dhe Beogradi po kryejnë operacione të përbashkëta inteligjente në rajon për të penguar zgjerimin e NATO-s dhe për të forcuar ndikimin serbo-rus në Kosovë, Bosnje dhe Mal të Zi.

Përmes kishës ortodokse serbe dhe rrjeteve të fshehta të organizatave kulturore, Rusia po synon të përhapë propagandë anti-perëndimore dhe të minojë proceset demokratike në rajon.

Britania kërkon përgjigje të bashkuar perëndimore

Në kapitullin e rekomandimeve, raporti i bën thirrje qeverisë britanike të forcojë praninë e saj politike dhe ushtarake në Ballkan, duke propozuar krijimin e një Forcë të Përbashkët Ekspeditare të Ballkanit (BJEF), me fokus në Bosnjë dhe Kosovë, për të kundërshtuar ndikimin rus dhe për të forcuar misionet ekzistuese të NATO-s dhe EUFOR-it.

Raporti gjithashtu rekomandon që Britania të nënshkruajë marrëveshje sigurie bilaterale me Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, si sinjal i qartë për mbështetjen e anëtarësimit të tyre të ardhshëm në NATO.

Reagim ndaj rrezikut rus dhe mbështetje për Kosovën

Autorët paralajmërojnë se ndërhyrjet ruse dhe serbe në rajon janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të zhvendosur vëmendjen nga agresioni në Ukrainë dhe për të krijuar tensione të reja në Evropën Juglindore.

“Në Kosovë, Serbia dhe Rusia kanë punuar së bashku për të shkaktuar krizën më serioze të sigurisë në Evropë pas Ukrainës”, thuhet në raport.

Në përfundim, dokumenti thekson se Londra, së bashku me aleatët e NATO-s dhe BE-së, duhet të veprojë me vendosmëri për të mbështetur pavarësinë, sigurinë dhe integrimin euroatlantik të Kosovës, si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur stabilitetin e të gjithë rajonit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago