BOTA

Trupat e Ukrainës përgatiten për ofensivën e madhe kundër Rusisë: Marrin nga SHBA dhe 4 sisteme të tjera raketash vdekjeprurëse HIMARS

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, njoftoi të hënën se vendi i tij ka marrë nga Shtetet e Bashkuara edhe katër sisteme të tjera raketash të artilerisë me lëvizshmërisë së lartë (HIMARS).

“I jam mirënjohës Presidentit, sekretarit të Mbrotjes Lloyd Austin dhe popullit amerikan për ndihmën në forcimin e ushtrisë së Ukrainës”, shkruante zoti Reznikov, në Tëitter.

Raketat HIMARS kanë një rreze më të gjatë veprimi dhe janë më të sakta se artileritë e periudhës sovjetike që ka në përdorim ushtria ukrainase. Kjo bën të mundur që ushtria ukrainase të godasë objektiva ruse që më parë ishin të paarritshme.

Por sot Bashkimi Evropian njoftoi një ndihmë buxhetore prej 1 miliardë euro (1 miliardë dollarë) për Kievin që sipas Kryeministrit të vendit Denys Shmygal do të ndihmojë Ukrainën që të trajtojë pasojat financiare të sulmit rus.

“Ndihma është pjesë e një pakete të madhe mbështetjeje për Ukrainën që e çon shifrën e përgjithshme në 9 miliardë euro. Fondet do të ndihmojnë në financimin e nevojave prioritare buxhetore”, shkruante zoti Shmygal në aplikacionin e mesazheve ‘Telegram’.

Ai tha se kësti i parë, në vlerën e 500 milionë eurove, ndodhet tashmë në llogarinë e Bankës Qendrore të Ukrainës, ndërsa pjesa e mbetur pritet të derdhet më 2 gusht.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago