Pas largimit të trupave ruse nga veriu i Ukrainës, janë zbuluar llogoret e hapura prej tyre në një pyll pranë impiantit bërthamor të Çernobilit, ku niveli i radioaktivitetit është aq i lartë, saqë as punonjësit me veshje speciale nuk lejohen të futen aty.
Pamjet e llogoreve u publikuan të mërkurën nga autoritetet ukrainase. Video, e filmuar nga ushtria e Ukrainës dhe e publikuar në kanalin e Telegram të Energoatom, kompanisë që operon centralin bërthamor, tregon gropat e mbetura bosh dhe fortifikimet e braktisura ushtarake në zonën e njohur si Pylli i Kuq.
Sipas Reuters, pylli i pishave mori këtë emër pasi të gjitha pemën morën ngjyrë të kuqe pas shpërthimit të Çernobilit në vitin 1986, që deri më sot është fatkeqësia më e madhe bërthamore në Tokë. Niveli i rrezatimit aty është tepër i lartë dhe sipas punonjësve të centralit, ushtarët rusë nuk kishin veshur pajisjet e duhura për të qëndruar aty.
Çernobili ra në duart e rusëve që në javën e parë të luftës, por të enjten e kaluar ata deklaruan se do të largoheshin dhe i dorëzuan kontrollin sërish personelit ukrainas. Tashmë, centrali është në kontroll të plotë të autoriteteve ukrainase.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…