Trupat ruse pranë Kiev-it po zmbrapsen, sipas autoriteteve ukrainase

Pranë Kiev-it, beteja vazhdon në zonën e Ivankov-it, Borodyanka-s dhe Kozarovichi-t.

“Tani në rajonin e Ivankov-it, trupat ukrainase po e shtyjnë armikun prapa drejt Rusisë. Nuk mund të thuhet më se ai është i zënë, për të po luftohet ende”, shtoi zyrtari i shtypit.

Këtë e konfirmoi Khariton Starsky, zyrtari i shtypit i Brigadës së Reagimit të Shpejtë të Gardës Kombëtare, për mediat ukrainase.

“Sipas informacioneve paraprake, mbrojtja ajrore rrëzoi 2 raketa të trupave ruse mbi Kiev gjatë natës. Me shumë mundësi, ata u përpoqën të granatonin zonën e Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Starsky.

Në kryeqytet është qetësi në mëngjes, por luftimet po vijojnë në periferi të qytetit. Që nga ora 09:00, luftimet vazhdojnë në zonën e vendbanimeve Borodianka, Kozarovichi dhe Ivankov.

Sipas tij, dje rusët u përpoqën të kapnin Ivankov-in, por në fshat tashmë mund të vëzhgohen pajisjet e djegura të armikut.