Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit. Kështu u shpreh dje Agron Tufa që sot e ka përforcuar duke publikuar një dokument që (nëse rezulton i vertete) kompromenton reformën në drejtësi.
Në këtë dokument që mban datën 25 korrik 1990, hetuesi i asaj kohe Agim Kraja ka kërkuar të dënohet shtetasi Beniamin Bizi, “i cili bashke me persona te tjere kanë shkuar në qytetin e Tiranës ku kanë kryer veprime që bien në kundërshtim me normat e moralit komunist”.
Tufa në facebook:
Ja pra “kryevepra” e kreut të sapozgjedhur të SPAK-ut, Arben Krajës, që të bënte gjëmën, po t’i prishje “moralin komunist”. Nga procesverbali i ndalimit të bashkëqytetarit të vet, shkodranit Beniamin Bizi… Dhe ky ortodoksalizëm fanatik, demonstrohet pasi kanë ikur jashtë 6000 qytetarë që shpërthyen ambasadat, me datën e dokumentit 27. 7. 1990! Ç’të thush më? Meqë deshët fakte…
Këtij ju thoni t’i besojmë!? Dhe mendoni: janë dashur mbi 3 vjet seleksionim, kontroll figure (veting) për të na nxjerrë këtë kristal të kulluar, llagarin e partisë!
Ndalemi me kaq, se ka më…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…