Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka treguar se si disa persona i janë afruar Gashit për t’i kërkuar përgjegjësi pse LDK-ja nuk po e përkrah Lëvizjen Vetëvendosje.
“Dhe pas emisionit të djeshëm, disa persona kanë ardhur te dera e studios sime me tonalitete të ngritura duke kërkuar përgjegjësi se pse LDK-ja nuk po e përkrah Vetëvendosjen dhe pse nuk po kërkojnë postin e presidentit”, ka treguar Gashi në “A show”.
Gashi ka thënë se nuk e di nëse ishin aktivistë të VV-së apo vetëm qytetarë të nervozuar.
“Unë nuk e di nëse këta persona ishin aktivistë të Vetëvendosjes apo ndoshta kanë qenë vetëm qytetarë të nervozuar”, ka thënë Gashi.
Tutje Gashi ka thënë se dy partitë duhet të merren vesh mes vete dhe nuk duhet të rrezikojmë që presionet e jashtme ta cenojnë marrëveshjen për koalicion mes LDK’së dhe VV’së
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…