Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit, rezulton të kenë shpenzuar më pak dhe vizituar më shumë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se ishin dyqanet me pakicë ata të cilët shitën më shumë, duke lënë kështu pas baret dhe restorantet.
Turistët ekonomik dhe kursimtarë bënë që tregtia me pakicë në tremujorin e dytë të rritej në vlerën më lartë të 2 viteve të fundit, 5,9%.
Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, shprehet për A2: “Në përgjithësi, një pjesë e madhe e këtyre turistëve kanë ardhur me këtë qëllim, janë ballafaquar me çmimet si në vendet e tyre, kanë ngelur të zhgënjyer, kanë thënë jo se nuk qenka lirë. Reklama që iu bë Shqipërisë se është një vend i lirë, është e gabuar. Shqipëria është e barabartë me rajonin. Nëse i referohen marketit për të blerë gjëra të lira, kjo është tjetër histori.”
Po sipas raportit të INSTAT për ecurinë e inflacionit, rezulton se baret dhe restorantet nuk patën një ndikim të madh në rritjen e çmimeve. Kjo lidhet drejtpërsëdrejti me parimin e kërkesë-ofertës, duke treguar që këta turistë i frekuentuan më pak këto struktura në 6 muajt e parë të vitit.
Shitjet kryesore në këtë periudhë të vitit janë realizuar në artikuj joushqimore me 2,7%, ndjekur nga marketet ushqimore 1,9% dhe karburantet 1,3%.
“Synimi jonë është të tërheqim turistët cilësor. Duhet të kemi shërbim cilësor, që për fat të keq shumë pak ofrohet. Kjo ka disa arsye, por e para infrastruktura, duke filluar nga rrugët, ndriçimi kazanet”, shtoi Kasa.
Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit te shitjeve në vlerë, arriti 110,3%.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…