LAJME

Turisti nga Serbia pushime në Shqipëri: Gjithçka kam dëgjuar për shqiptarët është steriotip, janë të dashur dhe mikpritës

Për të dytin vit radhazi një qytetar nga Novi Dadi i Serbisë ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë në vijën bregdetare të vendit tonë. Dragan C. Ka publikuar përmes një postimi në Facebook, eksperiencën e tij gjatë pushimeve, ndërsa shkruan se gjithçka që thuhet për Shqipërinë, por edhe vetë shqiptarët, është vetëm një stereotip.

Ai ka renditur arsyet se përse e do Shqipërinë, ndërsa mes këtyre rreshtave vlerësohet mikpritja e shqiptarëve.

Turisti nga Serbia ndan edhe një moment kur është takuar me një shqiptar të Kosovës dhe kanë diskutuar gjatë, sikur të kishin 100 vite që njiheshin, shkruan Blici serb.

Postimi i tij i plotë:

Pse e dua Shqipërinë? Sepse zonja, pronarja e minimarketit, të thotë: Të kujtoj, verën e kaluar ishe këtu me gruan. Për shkak se një shqiptar nga Kosova, mysafir i hotelit ku keni qëndruar, ju përshëndet kalimthi në anglisht dhe pyet nga jeni, ju përgjigjeni: “Nga Serbia”, dhe ai me një buzëqeshje e vazhdon menjëherë bisedën në serbisht sikur njiheni për 100 vjet. Kur hyn në furrën-piceri “Lidhja e Prizrenit” dhe pyet në anglisht: A mund të porosis pica?, dhe një djalë rreth të tridhjetave të pyet: “Cilën do?” dhe në serbishte të ngurtë ai fillon të listojë përbërësit e çdo artikulli në menu.

Mbrëmjen e fundit, para se të nisesha për në shtëpi, u ndala pranë furrës së sipërpërmendur për të shpenzuar kusurin e mbetur (rreth 400 lekë ose 4 euro), duke planifikuar të blej disa pasta për udhëtimin. Dola me 3 qese plot sanduiçe, role, simite, gërsheta, pasta të mbushura, djathë, çokollatë.

“Është një dhuratë për një udhëtim të mbarë…,”- tha me buzëqeshje i riu nga Gjakova, duke më lënë të tronditur dhe pa fjalë.

E dini çfarë tha zonja ime: Tani e di pse më pëlqen këtu. Nuk ka sjellje të detyruara, ‘plastikë’, buzë të mëdha, egërsira me tatuazhe (pashë vetëm një “të njollosur” dhe ishte një slloven). Gjithçka që tregtohet është një “stereotip”. Refuzoni paragjykimet dhe stereotipet e imponuara. Shqiptarët (nga Shqipëria dhe Kosova, njëlloj) janë njerëz të mirë, të sjellshëm, mikpritës dhe me zemër të ngrohtë. Ata jetojnë të njëjtën jetë, probleme, lumturi dhe pikëllime si ne. Shijojeni Shqipërinë për të paktën dhjetë ditë. Ju do të ktheheni përsëri … me siguri. Për mua nuk ka asnjë dyshim. Shihemi sërish verën e ardhshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago