LAJME

Turku iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Ky është momenti i tmerrshëm kur një turk me thikë në dorë i vërsulet dy policëve izraelitë në Jerusalem, para se të arrinin ta rrëzonin dhe qëllonin për vdekje.

Policia izraelite ka publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shihet sulmi me thikë që ka ndodhur në mes të ditës.

Në video shihet sulmuesi, që policia e ka identifikuar si Hasan Saklanan, 34-vjeç, i cili i afrohet nga pas policit kufitar të cilin e sulmon dhe e godet me thikë.

Disa banorë lokalë shihen duke kaluar në rrugë derisa po kryhej sulmi, por nga ky sulm njëri nga policët e lënduar rrëzohet në tokë e tjetri arrin të ngritet dhe ta qëllojë me armë.

Sipas policisë izraelit, shtetasi turk është qëlluar për vdekje pas sulmit mbi policin izraelit të cilin e ka lënduar nga sulmi me thikë.

Policia izraelite tha se “një terrorist i armatosur me thikë arriti në Jerusalem, duke sulmuar policin të cilin e theri me thikë”.

VIDEO:


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

10 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

13 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

13 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

14 orë ago