Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, i ka quajtur turp të madh pretendimet e disa analistëve dhe gazetarëve se mund të ketë pasur ndërhyrje në përcaktimin e kandidatit për të partin e PDK-së, nga ana e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Lushtaku tha që në këtë moment nuk është mirë që të flitet për këtë.
Ai tha se nuk mund ta “detyrojnë” askënd që të kandidojë.
“Unë e kam parë një prononcim edhe të një analisti dhe mendoj që kjo është turpi më i madh që e bëni këtë pyetje ju edhe ata. Ata tani gjenden në Hagë. Dhe mendoj që nuk është mirë që ne tani të flasim për ata”.
“Nuk mundem të paragjykojë se si do të shkojë. Ne po i ndjekim të gjitha procedurat. Besoj se zgjedhja do të jetë e lehtë për Partinë Demokratike të Kosovës. Nuk mundemi ne tani që të sjellim edhe një kandidat edhe ti themi, eja kandido”.
Ish-kryetari i Skenderajt tha shkurtimisht se nuk do të jetë pjesë e kryesisë së partisë.
“Jo nuk do të jem pjesë e kryesisë”.