LAJME

Turqi/ I riu arrestohet dhe u burgos për 20 ditë “sepse dukej si gay”

Një 34-vjeçar, i cili u arrestua nga policia teksa ishte me pushime në Turqi tha se ishte arrestuar se dukej si gay. Madje, ai ka denoncuar kushtet e paraburgimit, duke përmendur se është rrahur se “dukej homoseksual”.

Miguel Álvaro pretendoi se arsyeja e arrestimit të tij ishte ndoshta sepse pantallonat e shkurtra që ai kishte veshur ishin “më të shkurtra se zakonisht për një mashkull”.

Siç thekson ai, gjithçka ka nisur kur ka dalë nga banesa që ka marrë me qira në lagjen Taksim në Stamboll dhe ka takuar një grup policësh. Ai u drejtua drejt tyre duke kërkuar udhëzime se për një zonë turistike të Balatit. Ai është rrethuar menjëherë nga efektivët e policies.

“Njëri prej tyre më goditi në brinjë, më futi në një furgon, më goditi në shpatull,” tha i riu.

“Pas pesë orësh në furgonin e policisë, ku thjesht më thoshin ta mbyllja gojën dhe të hesht, njëri prej tyre më shpjegoi se më kishin arrestuar për shkak të pamjes.

Ata menduan se do të bashkohesha me një marshim të paautorizuar LGBTQI+ aty pranë, sepse dukesha homoseksual. Isha në vendin e gabuar në kohën e gabuar”.

“Ky ishte fillimi i makthit tim. Vazhdova të isha në furgonin e policisë ndërsa oficerët vazhduan të arrestonin personat që kishin marrë pjesë në marshim.

Më shoqëruan një iranian dhe një rus. Na dërguan në një qendër paraburgimi ku qëndruam edhe 17 orë të tjera. Gjatë ndalimit ne nuk kishim qasje në banjë dhe nuk na lejohej të hanim apo të pinim ujë”, shtoi ai.

Të treve iu tha nga policia se do të liroheshin dhe do të deportoheshin në vendet e tyre me kusht që të “bashkëpunonin”. Kjo nuk ndodhi dhe kështu ata u dërguan në një burg “disa kilometra larg kufirit sirian”.

Sipas të riut, ai nuk kishte akses as në celularin e tij dhe për këtë arsye nuk kishte mundësi të fliste me të afërmit e tij.

Më në fund më 12 korrik ai u lirua së bashku me shtetasin rus. Megjithatë, i burgosuri tjetër iranian, i cili është aktivist LGBTI+ dhe jetonte në Turqi si refugjat, mbeti në burg.

Në fakt, mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me rastin e tij, ndërsa sipas familjarëve ai dyshohet se është rrahur./abcnews.al


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

11 minuta ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

2 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

3 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

4 orë ago