FOTO&VIDEO

Turqi: Ndërron jetë Ahmeti i vogël, terapia e të cilit ishte ndërprerë nga ana e qeverisë së Erdoganit

Ahmet Burhan Ataç, 8 vjeçar ka ndërruar jetë dje. Ai më shumë se dy vjet ka luftuar me kancerin në eshtra. Qeveria turke në krye me Erdoganin me vetëdije e kanë penguar terapinë e tij në Gjermani, e cila sipas mjekëve ishte Shansi I fundit për përmirësimin e shëndetit të vogëlushit Ahmet.

Babai i Ahmetit, tashmë dy vite gjendet në burg pasi pjesë e gjuetisë së shtrigave të Erdoganit kundër lëvizjes Gylen. Nëna po ashtu është akuzuar për shkak të pjesëmarrjes në lëvizje, me çka gjyqi i ka shqiptuar ndalesë për dalje nga vendi. Si rezultat i kësaj ndalese, nëna e Ahmetit nuk mundi në kohë të udhëtojë në një spital gjerman, prej ku kishte marrë mendim pozitiv në lidhje me terapinë. Edhe përkundër mijëra kërkesave të nënës, presionit të opinionit dhe paralajmërimeve të mjekëve se më nuk reagon në terapi dhe ka mundësi që të shpëtohet më terapi në një spital gjerman, megjithatë qeveria turke gjatë kohë ka refuzuar që ti lejojë dalje nga shteti nënës së vogëlushit me ç’rast përfundimisht u shua edhe shpresa e fundit për mjekimin e Ahmetit, i cili jetën e humbi sot në orët e hershme të mëngjesit.

Qeveria turke po ashtu refuzoi që ti lejojë vizitë babait të Ahmetit. Mjekët disa herë kanë paralajmëruar se ka shanse që të përmirësohet situate e Ahmetit, nëse i jepet mundësia që më shpesh ta shoh babin e vet. Nëna e Ahmetit dhe përmes statusit të saj në Tviter publikoi se Ahmeti nuk do të mund të rezistojë pa e parë babin.

Fatkeqësisht, babai i Ahmetit nuk e kishte as mundësinë që të jetë pranë djalit të tij në çastet e fundit të jetës së tij. Lajmin e hidhur e pranoi në qelitë e burgut.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

2 orë ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

3 orë ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

11 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

11 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

15 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

15 orë ago