Në kulmin e tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë, mediat helene me artikujt e tyre i hedhin gjithmonë e më shumë benzinë zjarrit të konfliktit.
Me një artikull të publikuar sot gazeta greke Protothema, ka analizuar një rokadë të mundshme pushteti në Ankara, duke marrë në konsideratë faktin që mbështetja për Presidentin Rexhep Taip Erdogan sipas tyre ka rënë frikshëm.
Media e njohur greke rendit tre emrat favorit që mund të pasojnë Erdoganin në pushtet dhe ata janë Hulusi Akar, Suleyman Soylu dhe Omer Celik.
Në shkrim theksohet se Ministri i Mbrojtjes, kolegu i tij në ministrinë e Brendshme dhe deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) janë emrat favoritë në garën joformale të pasardhësve të Erdoganit me armën kryesore për të nisur kërcënimet kundër Greqisë.
Më tej nënvizohet se ata të tre po udhëheqin betejën kundër Greqisë, por njëkohësisht po formësojnë edhe shtegun për të nesërmen në skenën politike turke pasi gara për kreun e AKP-së, që vlerësohet të ketë nisur në vendin fqinj.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…