Turqia dërgoi 8 ekspertë të fatkeqësive në rajonin e tronditur nga tërmeti në Shqipëri dhe 2 maune me ndihma në çadra, batanije dhe pako higjienike.
Dy maunat e përgatitura nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndodhen 120 çadra, ku mund të strehohen 1 mijë persona, 2 mijë e 500 batanije dhe 1 mijë pako higjienike.
Ekipi i Gjysmëhënës së Kuqe Turke bën plane për të dërguar edhe pako ushqimore për 2 mijë e 500 persona, ndërsa pas mbërritjes në rajon ushqimet do të sigurohen nga prodhuesit vendor dhe do të vazhdojnë ndihmat për të prekurit nga tërmeti.
Pajisjet e ndihmave që ndodhet në depot e delegacionit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Bullgari janë vendosur në gjendje gatishmërie nëse shfaqet nevoja për operacionet e dërgimit të ndihmave të shoqëruara me 8 ekspertë të fatkeqësive.
Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kerem Kinik, pikëpamjet e të cilit shprehen në deklaratë, nënvizoi se ata ndoqën nga afër situatën që nga momenti i parë tërmetit.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Kryqin e Kuq të Shqipërisë. Ne dërguam 2 maune me materiale emergjente për të cilat u informuam së bashku me 8 ekspertë të fatkeqësive. Ndërkaq Kryqin e Kuq të Shqipërisë e njoftuam për gatishmërinë tonë për të dërguar më shumë ndihma. Nëse rast të nevojës ndihmat në depot tona në Bullgari i kemi bërë gati për dërgim për të përmbushur një nevojë të mundshme. Ne i urojmë të shkuara popullit vëlla të Shqipërisë”, bëri të ditur Kinik.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…