Një mrekulli në mes të tragjedisë ka ndodhur para pak minutash, në Shqipëri.
17- vjeçari Ramë Lala është shpëtuar duke u nxjerr nga rrënojat ku kishte mbetur si pasojë e shembjes së banesës te Këneta nga tërmeti.
Pas nxjerrjes 17-vjeçari është transportuar për ndihmë në spital, kurse që në momentin që u nxorr nga aty, 17- vjeçari kërkoi nënën “ku është mami”?, u shpreh ai, transmeton Indeksonline.
Nga banesa katërkatëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, janë nxjerr të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë banesë jetonin tre kurora të së njëjtës familje.
Ndryshe për të nxjerrë nga banesa Ramën ndërhyri Policia e Kosovës në mënyrë fantastike. Kosova ka dërguar pjesëtarë të FSK-së, të policisë si edhe të zjarrfikësve për të ndihmuar Shqipërinë në këtë ditë shumë të vështirë./
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…