POLITIKE

Turqia humb interesin për BE?! Hedh sytë nga blloku që drejtohet nga Rusia

Turqia duket se e ka humbur interesin për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe kjo për shkak të zvarritjes së procesit dhe burokracive pa fundit, për të cilat Ankaraja zyrtare akuzon Brukselin.

Gjatë një vizite në Kinë, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan deklaroi se vendi i tij po shikon me interes të anëtarësohet në BRICS, ndonëse prej vitit 1999 ka marrë statusin e kandidatit për në BE, por nga ajo ditë çdo lëvizje përpara është bllokuar.

“Sigurisht që do të donim të bëheshim anëtar i BRICS-it. Mund të jetë një alternativë e mirë në vend të BE. Le të shohim se si do të shkojnë gjërat këtë vit”, tha Fidan.

BRICS është një bllok i ekonomive në zhvillim, i cili përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, dhe së fundmi ka pranuar Arabinë Saudite, Argjentinën, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si anëtarë të plotë, teksa lideri kryesor është Rusia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

10 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

23 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago