Nga Greqia kanë njoftuar se Turqia pasditen e sotme ka lëshuar një dron në ishujt e Egjeut, konkretisht mbi Nisyros.
Kjo është hera e parë që Ankaraja lëshon dronë mbi territorin grek.
Por nuk ka mjaftuar vetëm kjo për të nxehur akoma më shumë situatën mes dy vendeve.
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar ka publikuar një video që pasqyron një hartë me plazhet turke dhe ishullin grek Kastelorizo ku thekson se është vetëm 1950 metra larg dhe tregon studentët e akademisë turke që hidhen në det, ndërsa kërcënon se “mund të arrijnë atje (te ishulli) duke notuar”.