Vinçens Piroli 34-vjeç u plagos mbrëmjen e kësaj të hëne me armë zjarri. Ai u paraqit i lënduar në spitalin e Lezhës ku deklaroi se është qëlluan nga persona të panjohur në Shkodër.
Një person ende i paidentifikuar e dërgoi në spitalin e Lezhës për ndihmë, ndërsa më pas u nis me urgjencë drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen. Por dihet fakti, që Piroli me origjinë nga Sanxhaku, Kurbin është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mali i Zi e kërkon pasi Vinçens Pirolin së bashku me Dorjan Lalën pasi akuzohen se kanë vrarë malazezin Momçillo Gjurishic.
Në 12 tetor të këtij viti, shefi i sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit në Malin e Zi Aleksandar Boshkoviç deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen më 4 korrik 2021 në Ulqin, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.
Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen. E ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar, Piroli lëvizte lirisht dhe sonte u qëllua duke mbetur i plagosur, ndërsa tashmë ndodhet në duart e drejtësisë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…