POLITIKE

Turqia reagon ashpër ndaj Izraelit: Kërkon të zgjerojë kufijtë përmes planit të Golanit

Turqia denoncoi të hënën një plan izraelit për të dyfishuar popullsinë që jeton në lartësitë e pushtuara dhe të aneksuara të Golanit, si një përpjekje për të zgjeruar kufijtë e tij. Kjo është raportuar nga CNN turk, i cili i referohet deklaratës së Ministrisë së Jashtme turke.

“Ne dënojmë me forcë vendimin e Izraelit për të zgjeruar vendbanimet ilegale në Lartësitë e Golanit, të cilat i ka pushtuar që nga viti 1967. Vendimi në fjalë është një fazë e re e qëllimit të Izraelit për zgjerimin e kufijve përmes pushtimit”, tha ministria e Jashtme në një deklaratë, duke paralajmëruar se plani do të “minonte seriozisht” përpjekjet për të sjellë stabilitet në Sirinë fqinje pas përmbysjes së regjimit të Bashar al-Asad.

Në reagimin e ashpër ndaj vendimit të Izraelit, Ankaraja u bëri thirrje të reagojnë dhe t’i japin fund veprimeve të paligjshme të Netanjahut.

“Ky hap i ndërmarrë nga Izraeli është jashtëzakonisht shqetësues kur vlerësohet së bashku me hyrjen e tij në zonën e ndarjes midis Izraelit dhe Sirisë në kundërshtim me Marrëveshjen e vitit 1974, përparimet e tij në rajonet ngjitur dhe sulmet ajrore kundër Sirisë.  Veprimet e vazhdueshme të Izraelit dëmtojnë seriozisht përpjekjet për të vendosur paqen dhe stabilitetin në Siri dhe rrisin më tej tensionet në rajon. Komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë reagimin e nevojshëm ndaj Izraelit dhe të sigurojë që aktivitetet e paligjshme të qeverisë Netanyahu të marrin fund”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago