Turqia të enjten u tërhoq zyrtarisht nga një traktat ndërkombëtar për parandalimin e dhunës ndaj grave, duke e vënë në fuqi një vendim që është kritikuar nga shumë turq e aleatë perëndimorë, kur presidenti Rexhep Erdogan njoftoi për këtë lëvizje në muajin mars.
Pritet që mijëra njerëz të protestojnë në pjesë të ndryshme të Turqisë pas vendimit dhe pas refuzimit që një gjykatë ia bëri kërkesës që tërheqja nga traktati të ndalohet, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Ne do ta vazhdojmë përpjekjen tonë. Turqia po e qëllon veten në këmbë me këtë vendim”, tha Canan Gullu, kryetare e Federatës së Shoqatave Turke të Grave.
Sipas saj, që nga muaji mars, gratë dhe grupet tjera të ndjeshme kanë ngurruar më shumë që të kërkojnë ndihmë dhe kanë pasur më pak gjasa që ta marrin atë, pasi pandemia i ka shtuar vështirësitë ekonomike, me ç’rast është shtuar në sasi dramatike edhe dhuna ndaj tyre.
Konventa e Stambollit, për të cilën ishte negociuar mes shteteve dhe ishte nënshkruar në qytetin më të madh turk në vitin 2011, paraqet zotim nga nënshkruesit se do ta parandalojnë dhe do ta ndjekin penalisht dhunën në familje dhe do ta promovojnë barazinë.
Tërheqja e Ankarasë nga ky traktat është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kritikët thonë se ky vendim e largon edhe për një hap Turqinë nga anëtarësimi në bllok, për ç’gjë ka aplikuar në vitin 1987.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…