Rusia po shkon drejt një ‘humbjeje të pashmangshme’ në rajonin e Khersonit, ka thënë ish-kreu i Forcave të Armatosura të Britanisë.
Gjenerali Lord Dannatt, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, tha se forcat e Putinit janë në mes të një “tërheqjeje të menaxhuar” nga kryeqyteti rajonal në Ukrainën jugore për të shmangur një shkatërrim të ngjashëm me atë që pësuan muajin e kaluar në Kharkiv.
Lordi Dannatt, duke folur për Sky News, tha se Rusia mbetet ‘në këmbët e pasme’ në fushën e betejës në Ukrainë dhe si rezultat po synon infrastrukturën e kundërshtarit.
Situata është veçanërisht kritike në qytetin jugor Kherson, të cilin Ukraina e ka sulmuar që nga fillimi i gushtit. Sergei Surovikin, komandanti i ri i përgjithshëm i Putinit në Ukrainë, ka lënë të kuptohet se përfaqësuesit e Rusisë në rajon janë duke zhvilluar një tërheqje masive në daljet e tij të fundit në media.