Olena Kurylo, damaged her eye when Russia attacked her block of flats on the outskirts of Kyiv
Një grua ukrainase, fytyra e së cilës e fashuar dhe e njollosur me gjak u bë një imazh përcaktues i pushtimit rus, është rikthyer në punë si mësuese pas operacionit që i shpëtoi shikimin.
52-vjeçarja Olena Kurylo, e cila është gjysmë ruse, u shfaq në faqet e para të gazetave anembanë botës, duke përfshirë “The Times”, pasi blloku i saj i apartamenteve në periferi të Kharkiv u godit nga një shpërthim në ditën e parë të ofensivës, duke e mbushur fytyrën e saj me copëza xhami dhe duke i dëmtuar syrin e djathtë.
Ajo i shpëtoi rrethimit rus dhe udhëtoi për në Katovicë, në Poloninë jugore, ku kirurgët ia rikhyen pjesërisht shikimin në syrin e dëmtuar me një injeksion me vaj silikoni.
Koreografja e trajnuar tani ka filluar të zhvillojë klasa arti për fëmijët refugjatë ukrainas në Poloni.
“Unë harroj se jam në Poloni dhe shqetësimet e mia zhduken kur e bëj këtë”, i tha Kurylo “The Mail” të dielën, gazetës e cila e kishte ndihmuar për ta vënë atë në kontakt me punonjësit e ndihmës dhe specialistët kryesorë të syrit.
“Kam shumë dashuri në shpirt dhe dua t’ua jap fëmijëve. Ata më japin një gëzim që nuk e kam pasur që nga fillimi i luftës”, shprehet më tej ajo.
Herët në mëngjesin e 24 shkurtit, Kurylo dhe bashkëshorti i saj, Mykola, u zgjuan nga një seri shpërthimesh ndërsa raketat e para ruse u ulën në një aeroport ushtarak pranë banesës së tyre në Chuhuiv.
Ndërsa Mykola shkoi të mbushte makinën e tyre me benzinë që ata të mund të iknin, Olena mblodhi kartat e tyre të identitetit dhe u ul për pak kohë në dhomën e tyre të gjumit. Një raketë ra rreth 70 metra larg banesës së tyre, pranë hapësirës ku Kurylos zakonisht parkonin makinën e tyre.
Vala e presionit theu dritaren, duke bërë që qindra copa xhami të ngjiteshin në syrin dhe lëkurën e Olenës. Teksa doli nga ndërtesa për të kërkuar ndihmë mjekësore, ajo u fotografua nga fotografi amerikan Wolfgang Schwan, imazhi i të cilit u regjistrua si një simbol i hershëm i kostos njerëzore të sulmit rus.
Kurylos fillimisht kërkuan strehim në një kasolle në pyll jashtë qytetit, duke u strehuar në bodrum për 12 ditë. “Ne mund të ndjenim valët tronditëse nga shpërthimet. Nuk guxova të largohesha”, tha ajo më pas.
Pas dy javësh, një shofer kamioni i ofroi Kurylo-s një rrugë përsëri në Kharkivin qendror, në mënyrë që ajo të mund të merrte trenin për në Poloni nëpërmjet Dnipro-s dhe Lviv-it, ndërsa burri i saj qëndroi prapa për t’u kujdesur për nënën e tij të paralizuar.
Kurylo tha se ajo ishte e prekur nga stresi post-traumatik dhe ankthi, dhe se fëmijët në klasat e saj të artit mbartnin gjithashtu shenjat psikologjike të dhunës.
“Ata e vizatojnë luftën, ose si ka qenë jeta e tyre më parë. Shtëpinë e tyre ose nënën dhe babanë e tyre, si dhe ëndrrat dhe shpresat e tyre për paqen. Vajzat preferojnë fotografitë e nënave të tyre dhe djemtë vizatojnë makina lufte”, tha ajo.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…