Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 3 vite e 6 muaj burgim për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, i akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014.
Pas këtij vendimi nga gjykata, Gani Geci ka folur për IndeksOnline.
Ai ka bërë të ditur se ende nuk e ka pranuar aktgjykimin, por se kurdo qe do ta pranojë do ti respektoj Institucionet e Kosovës.
‘’Unë ende nuk e kam marr Aktgjykimin, por unë jam një person që i respektoj të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin’’, tha ai
Më tutje ai tha se gjyqësori është fjala e fundit e drejtësisë dhe se do ti shoh se cilat janë rrugët ligjore për të bërë ankesë, pasi ai cilëson veten si mbrojtës i pa kursyer i institucioneve të vendit dhe luftëtar për 30 vite.
‘’Duke e ditur se gjyqësori është fjala e fundit e drejtësisë, unë do të shoh rrugët ligjore për ankim, por jam mbrojtës i pa kursyer i institucioneve të vendit tim për të cilat kam luftuar me tërë qenien time që 30 vite’’, deklaroi Geci për IndeksOnline.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…