POLITIKE

U dënua për thirrje kundër Kosovës, Partia serbe në Mal të Zi ia paguan dënimin Risto Jovanoviqit

Partia politike serbe në Mal të Zi, Fronti Demokratik, do t’ia paguajë dënimin me 6 mijë e 700 euro gjobë serbit Risto Jovanoviq të dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ditën e mërkurë.

Këtë e konifromoi kreu i kësaj partie serbe, Andrija Mandiç.

Ai tha se e kanë për detyrë shlyerjen e asaj gjobe dhe nxjerrjen e Risto Jovanoviqit nga burgu, pasi “ai ishte besnik ndaj betimit tonë për Kosovën, siç janë të gjithë serbët, me të cilët i ndajmë vlerat e njëjta për Kosovën”.

“Ne si Front Demokratik, kemi vendosur të grumbullojmë ato fonde dhe tua japim familjes së tij për ta paguar gjobën”, tha Mandiç.

Ai ka akuzuar vendimin e gjykatës si të turpshëm dhe e ka quajtur shtetin e Kosovës “shtet fals me fytyrë të ligë” që dënoi “një njeri që s’ka bërë asgjë”.

Gjykata Themelore në Prishtinë të mërkurën shtetasit malazias, Risto Jovanoviq, i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 6 mijë e 700 euro dhe i ka ndaluar hyrjen në Kosovë për pesë vitet e ardhshme.

Ai është dënuar nën akuzën për “nxitje të urrejtjes dhe mos-tolerancës kombëtare dhe fetare”.

Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vlora Pacolli, në arsyetimin e vendimit të ndërmarrë, ka thënë se Jovanoviç është dënuar, pasi i njëjti është dëgjuar duke bërtitur “Vrite shiptarin”, “Ne do ta lajmë Kosovën me gjak” e “Kosova është Serbi”.

Ai është arrestuar më 28 qershor në Gazimestan, gjatë shënimit të festës serbe së Vidovdanit ku zakonisht çdo vit shpërfaqet nacionalizmi serb, me rituale mesjetare të legjendave dhe miteve iracionale me të cilat ushqehet nacionalizmi destruktiv serb.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago