LAJME

U gjet i vrarë brenda makinës, Romario Brunga ishte martuar 7 muaj më parë/ Ja pista e hetimit

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e djeshme në rrugën e vjetër të Balldrenit në Lezhë, ku 25-vjeçari Romario Brunga u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.

Burime bëjnë me dije se ai ishte martuar në muajin Gusht të vitit të kaluar. I riu është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, teksa në dorë mbante një armë zjarri pistoletë, teksa kishte vetëm një plumb në ballë. Gjithashtu, edhe automjeti nuk kishte dëmtime nga jashtë.

Sipas grupit hetimor të ngritur nga Policia e Lezhës, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë.

Pista kryesore ku po hetohet është ajo e vetëvrasjes, teksa mësohet se i riu kishte probleme familjare me prindërit e tij.

Kamerat e sigurise kanë konfirmuar se i riu ka dalë nga puna i pa shqetësuar, ka hipur ne makinë vetëm dhe deri në hyrjen e tij tek rruga që e dergon në shtëpi është parë krejt i vetëm dhe shihet që vazhdimisht flet në telefon.

Ai ka telefonuar një shokun e tij që i ka thënë se ka një hall të madh, por pa i shpjeguar detaje. Pas këtij momenti, Romario Brunga nuk i është pergjigjur më telefonatës së shokut të tij. Policia ka sekuestruar telefonin për të hapur tabulatet apo për të parë nese ka mesazhe që identifikojnë shkaqet që mund të kenë çuar drejt vetëvrasjes 25 vjeçarin Romario Brunga.

Familjarët kanë deklaruar se i riu nuk ka pasur ndonjë problem apo ka shfaqur shenja depresioni. Ai punonte si kamarier në zonën e Balldrenit.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Dy burra dhe një spektakël

288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta…

33 minuta ago

Rama ndan pamje nga stërvitja e “Defender 25”: Një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga stërvitja e “Defender 25”. Stërvitja zhvillohet nën…

40 minuta ago

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

11 orë ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

13 orë ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

20 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

20 orë ago