Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli, ka reaguar për herë të parë pas aksidentit të babait të saj, Hajrush Behluli, i cili u godit nga një veturë në qytetin e Prizrenit të premten.
Ajo ka shkruam se babi i saj është mirë por, ende është në spital, shkruan Rporteri.net.
Teksa ajo edhe ka falënderuar edhe ekipin mjekësor për përkujdesje.
Ky është shkrimi i saj:
Përshendetje për ju miq e dashamirë të shumtë që na keni thirr, u interesuat, jeni lut për gjendjen e babit dhe të gjithë ju që na vizituat, ju faleminderit nga zemra.
Fal Zotit të madh.
Falenderojmë të gjithë stafin mjekesor të spitalit regjional të Prizrenit, mjekët, motrat, që nga porta e deri specialistët që u angazhuan për tejkalimin e kësaj gjendje.
Shpresojmë dhe urojmë që sa me shpejt të lirohet nga spitali dhe të kthehet në shtepi.
Zoti ju ruajt e ju bekofte të gjjthëve, paçit veç gezime në jeten tuaj.