KRYESORE

U “kap mat” në festën e Ditës së Fitores në Ambasadën ruse në Berlin, telashe pa fundit për ish-kancelarin gjerman

Telashe për ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroeder, i cili vazhdimisht është kritikuar për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin. Akuzat kanë ardhur pasi Schroeder mori pjesë në një festë të Ditës së Fitores të organizuar nga ambasada ruse në Berlin.

Schroeder u pa në paradën e “Ditës së Fitores” bashkë me figura të larta nga partia e ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” dhe partia e së majtës ekstreme “Linke”. Të dy palët kanë qenë kritike ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Moskës në përgjigje të agresionit në Ukrainë.

Ish-kancelarja socialdemokrate shihet në këtë ngjarje në një foto të publikuar nga e përditshmja gjermane Bild. Schroeder ende nuk ka komentuar praninë e tij në këtë ceremoni. Schroeder, i cili mbante një sërë postesh në kompanitë ruse të energjisë, i janë hequr të gjitha privilegjet për shkak të lidhjes së tij me Kremlinin.

Sipas mediave ndërkombëtare, Schroeder nuk ka më një zyrë private të financuar nga publiku, por anëtarët e socialdemokratëve të kancelarit aktual Olaf Scholz deri më tani kanë marrë asnjë vendim për ta përjashtuar atë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago