Një çift shqiptar janë arrestuar nga policia franceze në Dax më 20 janar. Mësohet se gjatë kontrollit të bërë në makinën me të cilën udhëtonte çifti i shqiptarëve në jugperëndim të Francës, u gjetën 340.760 euro në prerje 50, 20 dhe 10 euroshe.
Ishte qeni i policisë ai që zbuloi shumën e madhe të parave që ishin fshehur poshtë shtresës së bagazhit të makinës.
Mediat e huaja shkruajnë se burrë e grua ishin nisur nga Gjermania drejt Spanjës. Në momentin kur u ndaluan nga policia, çifti shqiptar u shpreh se ishin nisur drejt Madridit ku do të kalonin fundjavën.
Çifti u la në paraburgim, ndërsa autoritet po hetojnë pistën e pastrimit të parave që dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…