Bashar al-Assad dhe familja e tij përfituan azil politik nga Rusia.
Sipas agjencisë ruse, Moska i dha azil ish-presidentit të Sirisë, i cili u largua nga vendi i tij më herët sot. “Assad dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në Moskë. Rusia, për arsye humanitare, u dha atyre azil”, tha një burim i Kremlinit në mënyrë specifike për agjencitë publike të lajmeve TASS dhe Ria Novosti.
Trileri për fatin e Bashar al-Assad-it
Trileri për fatin e Bashar al-Assad filloi që nga momenti kur rebelët hynë në kryeqytetin sirian.
Një aeroplan i Sirisë Air u ngrit nga aeroporti i Damaskut rreth kohës kur kryeqyteti u kap nga rebelët, sipas të dhënave nga faqja e internetit FlightRadar.
Avioni fillimisht fluturoi drejt brigjeve të Sirisë, një bastion i alavitëve të Asadit, por më pas bëri një kthesë të fortë 180 gradë dhe fluturoi për disa minuta në drejtim të kundërt përpara se të zhdukej nga harta.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…