Palombarët kanë nxjerrë nga Liqeni i Banjës në Gramsh trupat e pajetë të babait, dy djemve të tij dhe kushëririt të tyre, të cilët u mbytën pasditen e së premtes.
Viktimat janë Arben Zogu 46 vjeç, dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu, si dhe kushëriri i tyre Melsi Zogu 20-vjeç.
Ata kishin shkuar këtë të premte për t’u larë në liqenin e Banjës, por fatkeqësisht u mbytën në të, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.
Pas marrjes së informacionit, policia shkoi në vendin e ngjarjes, në të cilin u gjetën fillimisht dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit. Në vendngjarje shkuan edhe palombarët, të cilët pas disa orësh bënë të mundur gjetën të pajetë 4 personat.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…