U ndërtua nga kinezët – Shembet një pjesë e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ka të lënduar
Pjesa hyrëse e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad është shembur sot. Dyshohet se një numër i madh personash janë lënduar.
Një numër i madh i ekipeve të emergjencës, policë dhe zjarrfikës janë në terren.
Aksidenti ka ndodhur kur janë shembur kolonat që mbështesin strukturën e betonit në fasadën e stacionit hekurudhor.
Vendi ku ka ndodhur shembja është siguruar me shirit policie.
Makineritë e punës janë aktualisht në terren duke hequr mbulesën e rënë.
Rindërtimi i stacionit hekurudhor në Novi Sad, gjegjësisht sallës qendrore të tij me sportele, përfundoi në korrik. Punimet u kryen nga konsorciumi i Hekurudhave Kineze, në kuadër të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad – Suboticë, e cila u mundësoi trenave të lëvizin me shpejtësi 200 kilometra në orë.