Problemet bashkëshortore mes një çifti shpesh herë kapërcejnë muret e shtëpisë. Në tentativë për t’i shpëtuar ndarjes e në disa raste edhe për t’u ndarë sipas Kanunit, burra të të dyja familjeve që janë në miqësi me njëra-tjetrën, mblidhen në një vend të caktuar për të gjetur një zgjidhje për telashet mes çiftit, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur në Gjilan pasi një çift nga fshati Gadish kanë përfunduar në Polici si pasojë e dhunës në familje.
Sinjali mëson se pas denoncimit të rastit në organet e hetuesisë, gruaja ka njoftuar për atë që ka ndodhur edhe familjarët e saj dhe si rrjedhojë pjesëtarë të familjes Bajrami dhe Kelmendi janë mbledhur që të ‘pleqnojnë’ hallet që kishin.
Mbledhja që u mbajt në shtëpinë e familjarit të dhëndrit, nuk shkoi e gjitha vaj, për shkak se pos diskutimeve aty pati edhe të shtëna me armë zjarri.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se nikoqiri ka gjuajtur me armë zjarri në ajër, me qëllim që t’i frikësojë anëtarët e familjes Kelmendi, të cilët ishin atje për të gjetur një zgjidhje për bijën e tyre e cila ishte viktimë e dhunës në familje.
Ka qenë vëllai i gruas ai i cili ka denoncuar rastin në Polici, gjë që ka bërë që njësitë policore të aktivizohen për arrestimin e 45-vjeçarit të dyshuar.
I dyshuari me të kryer veprën për të cilën dyshohet, është larguar në drejtim të panjohur nga vendi i ngjarjes.
E 10 ditë pas ndodhisë, 45-vjeçari është paraqitur në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me atë që ka ngjarë në shtëpinë e tij.
Arma që dyshohet se u përdor është konfiskuar nga organet kompetente, ndërsa me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e tri veprave penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…