Nënkomisarja e Elbasanit, Anisa Kostani, tashmë një emër i njohur për publikun pas pezullimit të saj nga puna dy muaj më parë si rrjedhojë e fyerjeve ndaj gazetarëve, pak ditë më parë u rikthye në detyrë.
Së fundmi, ajo ka tërhequr sërish vëmendjen, teksa ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ku është pyetur nëse është e virgjër.
“Sigurisht që po! Si mund ta çoni në mend njëherë, duke ditur që unë jam e pamartuar!”-shkruan nënkomisarja në Instagram.
Kujtojmë se Anisa Kostani, sulmoi ashpër gazetarët për raportimet e bëra s ai takon ngjarjes së ndodhur në gusht të këtij viti, ku Madrid Ulqinaku u vra nga 18 vjeçari Horgito Peqini. Në reagimin e bërë, Kostani tha se me raportimet e bëra, gazetarët përpiqeshin të nënvlerësonin punën e policisë, ndërsa shkruante se forcat e rendit nuk kishin patur kurrë më parë arritje më të mëdha sesa kishin aktualish