Një 15-vjeçar nga Arta në Greqi, ka mbetur i paralizuar pasi është rrahur nga shokët e klasës.
Ngjarja ka ndodhur në Pashkët e vitit 2021, kur fëmijët ishin nxënës të shkollës së mesme, ndërsa lajmin e kanë bërë së fundmi prindërit e 15-vjeçarit për mediat.
Sipas mediave, i mituri u rrah në oborrin e shkollës ku studionte e për pasojë pësoi një atak ishemik dhe mbeti i paralizuar.
– Advertisement –
Konkretisht, sipas asaj që nëna e 15-vjeçarit ka raportuar për MEGA-n, nxënësi është goditur me top në kokë nga një shok i klasës, i cili më pas ka nisur ta godasë me hekurat e shkollës.
Ndonëse 15-vjeçari fillimisht ishte në vetëdije, pak më vonë u rrëzua dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Artës.
Më pas, të nesërmen, i mituri doli nga spitali me urdhër të rreptë të mjekëve, të cilët theksuan se nëse shfaq simptoma të marramendjes, duhet të kthehet në spital.
Prindërit kanë dërguar djalin e tyre në spitalin e Artës dhe më pas 15-vjeçari është transferuar në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sophia”, ku mjekët konstatuan se nxënësi kishte pësuar atak ishemik.