U shfaq në krah të flamurit turk në takimin me kreun e Asamblesë së OKB, Gjonaj: Ishte pjesë e protokollit të tyre

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u vendos në qendër të kritikave pas fotove të publikuara nga takimi me Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ajo qëndroi në krah të flamurit turk. Ajo tha se ky nuk ishte një “gafë” e ministrisë së drejtësisë, por pjesë e protokollit të zyrës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të cilin çdo shtet duhet ta respektojë.

“Unë kam qenë në takim me presidentin e Asamblesë së Kombeve të bashkuara dhe kemi qenë në zyrën e tij dhe aspektet protokollare jepen nga ato dhe jo nga ne, se këto rregulla janë njëherë e mirë të vendosura”, tha Gjonaj.