Në javët pas likuidimit të gjeneralit iranian Qasem Soleimani, komandantët ushtarakë amerikanë po përgatiten me ankth të përballen me realitetin e ri në Lindjen e Mesme. Përgatitjet po bëhen në Arabinë Saudite, ku trupat amerikane planifikojnë të vendosen për herë të parë në gati një dekadë; në Siri, ku ekipe të vogla të amerikanëve po veprojnë afër forcave të lidhura me Iranin; në Afganistan, ku është vërejtur se Irani po rrit ndihmën e tij për talebanët.
Komandantët amerikanë dëshirojnë të përgatisin ushtrinë për përshkallëzimin e mundshëm katastrofik.
Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë amerikane në rajon, Gjen. Kenneth McKenzie Jr., ka vizituar shtatë vende javët e fundit.
Zyrtarët amerikanë thanë që iranianët dhe grupet e tyre të kukullave në rajon, në përgjigje të likuidimit të Soleimanit, po synonin objektivat dhe aleatët e SHBA-së në një masë më të vogël duke përdorur raketa dhe mortaja.
Zyrtarët amerikanë thonë se Irani do të përgatisë hakmarrjen e tij për muaj, ndoshta vite.
Zyrtarët amerikanë besojnë se në të ardhmen, Iraku do të jetë vendi më i rrezikshëm për trupat amerikane, duke pasur parasysh milicitë e shumta pro-iraniane shiite dhe zemërimin e tyre për likuidimin e një prej udhëheqësve të tyre, Abu Mahdi al-Muhandis. SHBA shpreson të jetë në gjendje të instalojë një sistem Patriot në Irak, por ai nuk do t’i japë trupave amerikane mbrojtje të plotë.
Sulmet hakmarrëse iraniane në Irak kanë vrarë një biznesmen amerikan dhe zyrtarët amerikanë janë të sigurt se do të ketë më shumë viktima prej tyre.
Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të shqetësuar për milicitë iraniane në Siri, aty ku strehohen rreth 1.000 trupa amerikane, pasi janë dhe afër njëra-tjetrës.
Sfida më e madhe për ushtrinë amerikane do të jetë të sigurojë që asnjë sulm i mundshëm iranian në të ardhmen të mos shndërrohet në një luftë rajonale.
Duke iu drejtuar pilotëve në bordin e USS Harry S. Truman, Gjen. McKenzie tha se ai nuk e di se si do të fillojë përshkallëzimi, por se ai ishte i sigurt se do të përfundonte me humbjen e Iranit.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…