BOTA

Udhëton 27 herë më shpejt se zëri! Rusia bën gati për lëshim raketën hipersonike bërthamore

Kjo është raketa hipersonike “Avangard”. Rusia e ka lëvizur armën e fuqishme me aftësi për të mbajtur koka bërthamore, duke e vendosur atë në platformën e lëshimit në jug të federatës në qytetin Orenburg. Arsyeja e këtij zhvillimi e shprehur nga ministria ruse e Mbrojtjes është kjo: “Riarmatimi i Forcave Raketore Strategjike me një sistem raketash që përmban një njësi hipersonike, i planifikuar për vitin 2023, do të përmirësojë aftësinë e forcave strategjike bërthamore të Rusisë për t’u përfshirë në luftime.”

Sipas ushtrisë ruse, raketa Avangard është në gjendje të udhëtojë 27 herë më shpejt se zëri, thënë ndryshe mund të godasë Londrën apo kryeqendra të tjera europiane në rreth 7 minuta. Arma hipersonike është prezantuar së pari në vitin 2018, ndërsa raportohet edhe të jetë testuar. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideroi raketën Avangard me koka bërthamore të aftë që të godasë armiqtë si “një meteor, apo top zjarri”.

Shefi i Kremlinit ka deklaruar shpesh se arma shkatërruese është ndërtuar si një kundërpërgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara që kanë zhvilluar një gjeneratë të re armësh. Avangard funksionon kështu, pasi i afrohet shënjestrës, shkëputet nga raketa që e shtyn dhe manovron jashtë trajektores së raketës me një shpejtësi hipersonike që shkon deri në 34 mijë kilometra në orë. Rusia pretendon se nuk ka asnjë sistem mbrojtës në botë që mund ta ndalë atë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago