Kosova ka shënuar një fitore historike në Goteborg ndaj Suedisë, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Kjo ndeshje u zhvillua përpara një atmosfere të zjarrtë, ku djemtë e Franco Fodës treguan karakter, disiplinë dhe një organizim perfekt në fushë.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Fisnik Asllani, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme edhe me klubin e tij. Sulmuesi 22-vjeçar shfrytëzoi një pasim në zonë dhe me një goditje të saktë mposhti portierin suedez, duke i dhënë Kosovës tre pikë me peshë të artë.
Kjo është fitorja e dytë radhazi për Dardanët, të cilët tashmë kanë 7 pikë pas katër ndeshjeve, duke u ngjitur në vendin e dytë të grupit, vetëm tri pikë prapa Zvicrës kryesuese.
Pas ndeshjes, UEFA e ka cilësuar këtë si një “fitore të madhe për Kosovën në Goteborg”, duke vlerësuar progresin e dukshëm të ekipit që po fiton gjithnjë e më shumë respekt në arenën ndërkombëtare.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…