Kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, Serhii Gaidai, njoftoi të dielën se ushtria ukrainase ka çliruar fshatin Stelmakhivka në Kolomiychy.
Siç raportoi BBC-ja, ky fshat është qendër e rëndësishme logjistike për trupat ruse, derisa Serhii shtoi se gjatë javës, Forcat e Armatosura të Ukrainës, i çliruar gjashtë vendbanime të tjera në rajon.
Javëve të fundit, Ukraina ka çliruar dhjetëra fshatra dhe vendbanime. Javën e kaluar u çlirua Lymani, që konsiderohej ndër qytetet më strategjike të Rusisë.
Luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë vazhduar edhe gjatë së dielës. Të paktën 17 civilë ukrainas u vranë nga sulmet me raketa mbi Zaporizhzhia. Autoritetet ukrainase iu bënë thirrje shteteve perëndimore t’iu dalin në ndihmë me sisteme mbrojtëse.