Autoritetet ukrainase pretendojnë se kanë vrarë 12 oficerë rusë gjatë një sulmi me raketë në fundjavë, në një bazë ushtarake që kontrollohej nga rusë në jug të vendit.
Sulmi kishte si shënjestër postën e komandës ruse që ndodhej në aeroportin Chornobaivka, pranë qytetit të Kerson. Mes viktimave raportohet të jenë një gjeneral dhe një kolonel i ushtrisë ruse, ndërkohë që për sulmin u përdorën raketat amerikan Himars.
Një video është shfaqur në internet ku tregohen momentet e shpërthimeve të fuqishme pas sulmit ukrainas, në përpjekjet për të rifituar jugun e vendit.
Raportohet se kjo ngjarje ka zemëruar presidentin Putin dhe për mënyrën se si ka dështuar sistemi antiajror rus për mbrojtjen e bazës.
Ngjarja vjen pak përpara njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë, se presidenti ka urdhëruar rigrupimin e mbi 1 milionë trupave për të rimarrë kontrollon e territoreve të pushtuara nga Rusia.