BOTA

Ukraina i qet në konferencë ushtarët e kapur rusë, rekruti: Dua t’iu drejtohem qytetarëve të Rusisë

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës lëshoi ​​një mesazh dërguar publikut nga ushtari rus Andrei Pozdayev.

Ukrainasit mbajtën konferencë shtypi në të cilën folën ushtarët rusë të kapur nga forcat ukrainase, përcjell Gazeta Express.

Në Facebook, ministria ukrainase veçoi një mesazh nga ushtari Pozdayev, i cili thuhet se tha se askush nuk duhet të shkonte në Ukrainë, se nuk ka fashistë atje dhe se njerëzit po vdisnin nën granatat ruse.

Ai fillimisht tregoi se si përfundoi në Ukrainë.

“Ata na premtuan se nuk do të shkonim në Ukrainë, sepse tashmë kishte zëra për një luftë të mundshme këtu. Dhe në mëngjesin e 24 shkurtit na rreshtuan dhe na thanë se ishim në territorin ukrainas. Unë u plagosa. Automjeti ynë mjekësor ishte në fund të autokolonës. Por ne ngecëm në rrugë dhe komanda nuk na priste. Mundëm të arrinim në kolonë, por ata na kapën afër Sumy. Togeri tha se ishim të plagosur dhe u kërkoi atyre të mos qëllonin. Ne i dorëzuam armët tona dhe u dërguam në Sumy”, thanë ukrainasit, duke cituar fjalët e një rekruti rus të dërguar në Ukrainë.

Ai shtoi se ata janë trajtuar mirë në robëri.

“Ukrainasit po na mbrojnë gjithashtu nga sulmet ajrore ruse, jo vetëm veten e tyre. Unë dua t’u drejtohem qytetarëve të shqetësuar të Rusisë – askush nuk duhet të vijë këtu, nuk ka fashistë këtu, njerëzit thjesht po vdesin nga granatimet tona”, tha ushtari rus, siç njoftoi Ministria e Brendshme e Ukrainës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

9 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

11 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

15 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

16 orë ago