Gazetarja ruse, Marina Ovsianikova e cila protestoi të hënën në mbrëmje në televizionin Pervii Canal (Canal 1) duke dalë me pankartë kundër luftës në Ukrainë rrezikon 5 deri në 10 vjet burg.
Në një reagim në rrjetet sociale ajo thotë se nuk pendohet dhe është krenare për veprimin e saj.
Ajo aktualisht ndodhet në arrest shtëpie pasi fillimisht u arrestua dhe u mbajt në stacionin e policisë në Moskë.
Në disa postime në rrjetet sociale, të cilat nuk konfirmohen dot nëse janë bërë nga Marina Ovsianikova, ajo shkruan se nuk e di ccfarë do të ndodhë me të në të ardhmen.
“Avokati më tha se rrezikoj një dënim nga 5 deri në 10 vjet. Nuk pendohem për veprimin. Sidoqoftë kam nevojë për mbështetjen tuaj”, shprehet Ovsiannikova në Twitter.
Nuk është e qartë nëse këto postime në Twitter janë bërë vërtetë nga Marina Ovsiannikova. Kjo llogari më vonë është fshirë.
Mediat polake shkruajnë se gazetarja më parë kishte regjistruar një video mesazh, ku thotë se babai i saj ishte nga Ukraina kurse nëna ruse dhe bënte thirrje për protesta kundër luftës.
Gazetarja shprehet se ndihet e turpëruar për punën në televizion pasi i ka shërbyer propagandës së Kremlinit.
12 orë pas protestës, gazetarja ka humbur kontaktet. Dmitry Zakhvatov, avokat i saj i ka thënë CNN se nuk ka arritur që ta takojë.
Grupi për të drejtat e njeriut OVD Info thotë se autoritetet në Rusi kanë nisur hetim për incidentin.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…