Ukraina po rrit forcat e saj të armatosura me ndihmën e aleatëve perëndimorë pasi i frikësohet një pushtimi rus.
Kievi u furnizua ditën e djeshme me sisteme raketore anti-ajrore Stinger dhe municione nga Lituania.
“Më herët në vend mbërritën edhe dy avionë të tjerë me rreth 180 ton municione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” , tha ministri i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, shkruan CNN.
Deri më tani Ukraina disponon rreth 1500 ton municione, sqaroi ai.
Kievi mund të braktisë anëtarësimin në NATO për të shmangur luftën me Rusinë, thotë Ambasadori ukrainas
Kievi gjithashtu bleu sisteme anti-tanke amerikane dhe britanike.
Kievi, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë deklaruar se Rusia mund të pushtojë Ukrainën në çdo kohë.
Nga ana e saj Moska, e cila ka vendosur më shumë se 100,000 trupa ushtarakë pranë kufirit me Ukrainën, mohon një pretendim të tillë.
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…