Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është i pranishëm në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore. Edicioni i 24-të i të cilave mbahet në Pekin, nga 4 deri 20 shkurt.
Putin është ndër liderët e vetëm kryesor botëror që kanë shkuar në këto Lojëra. Disa shtete si SHBA, Britania e Madhe dhe Kanadaja, së bashku me vende si Australia, Lituania, Kosova, Belgjika, Danimarka dhe Estonia kishin shpallur tashmë bojkotime diplomatike për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Gjatë parakalimit të ekipit ukrainas, regjia kineze ka fokusuar Putin-in. I cili duket tejet i relaksuar në vendin ku qëndronte i ulur.
Putin napping while Ukraine is announced 😬 #OpeningCeremony #Olympics pic.twitter.com/2P1LfrRwIm
— Dylan Kanner (@DKanner10) February 4, 2022
Krejtësisht ndryshe ishte rasti kur parakaloi ekipi përfaqësues i Rusisë. Për të cilin Putin-i u ngirt në këmbë duke i respektuar.
Më herët, Putin është takuar me udhëheqësin kinez, Xi Jingping. Te dy lideret kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët duke i bërë thirrje perëndimit të “braktisë qasjet e ideologjizuara të Luftës së Ftohtë.
Në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Kremlini, Putin dhe Xi i bënë thirrje NATO-s që të përjashtojë zgjerimin në Evropën Lindore. Dhe këtu bëhet fjalë për Ukrainën.