Ukraina publikoi disa pamje me dron të enjten e 2 nëntorit që sipas saj, tregon forcat ukrainase duke shkatërruar automjetet e blinduara ruse që avancojnë pranë qytetit Avdiivka, në Rajonin e Donetskut.
Reuters nuk arriti të verifikonte në mënyrë të pavarur vendndodhjen, ose datën e saktë kur është realizuar videoja. Qyteti i shkatërruar i Avdiivkas, afër qytetit ukrainas të Donetskut të kontrolluar nga Rusia, është provë e bombardimeve dhe luftimeve të ashpra gjatë gjithë luftës.
Popullsia e paraluftës, rreth 30 mijë njerëz, është zvogëluar në rreth 1,500, ndërsa civilët largohen nga sulmet me raketa, bombardimet dhe sulmet ajrore, si dhe nga betejat tokësore që janë intensifikuar javët e fundit.
Forcat ruse kanë filluar të rrethojnë qytetin, ashtu siç bënë me qytetin e Bakhmutit, më në veri, në fillim të vitit 2023, por ndërsa Ukraina është zotuar të mbrojë qytetin Avdiivka, shtohet presioni për furnizimin me mjetet e nevojshme.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…