BOTA

Ukraina refuzon avionët francezë ‘Mirage 2000’: Ç’të bëjmë me ta, janë të vjetër

Marrëdhënia e Kievit me Perëndimin ka marrë në javët e fundit disa goditje, teksa amerikanët treguan në OKB se nuk janë të gatshëm të zbrazin më arkën për të financuar luftën kundër Rusisë, ndërsa Polonia vendosi një embargo të njëanshme për grurin ukrainas.

E teksa krisjet e Kievit me partnerët sa vjen e bëhen më evidente, ndërsa Zelensky “gjezdis” globin për të kërkuar më shumë dhe para e armë, duket se ukrainasit ia lejojnë vetes komoditetin për “t’i bërë naze” ndihmave.

Precedenti i parë në këtë drejtim është shënuar me një aleat si Franca, e cila kishte parashikuar të dërgonte avionët luftarakë të tipit “Mirage 2000” në Ukrainë.
Por i pyetur për gjestin bujar të Parisit zyrtar, përfaqësuesi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ilkhat, iu përgjigj gazetarëve në një konferencë për shtyp me një ‘JO’ kategorike, duke thënë se avionët e famshëm nuk u shërbejnë nevojave operacionale të ukrainasve.

Zyrtari ukrainas u përpoq të sqaronte se vendi i tij ka nevojë për të gjitha llojet e ndihmës ushtarake, por gjithashtu ka nevojë për avionë luftarakë modernë.

Kjo është arsyeja pse sipas tij avionë si Mirage 2000 ose A-10 nuk i plotësojnë nevojat e Forcave Ajrore të Ukrainës.

Për ne është e rëndësishme çdo ndihmë, por jo me luftëtarët e tipit Mirage 2000. E kemi folur shumë herë për këtë. Pse, çfarë mund të bëjë një avion i tipit A-10? Mbrojtja ajrore ruse do ta shkatërrojë atë. Qëllimi është të fitojmë epërsi dhe përparësi ajrore, dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për avionë modernë me shumë role, të aftë për të kryer këto lloj misionesh.

Deklarata e përfaqësuesit të Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ilkhat

Ai më pas shtoi se Ukraina dëshiron avionë luftarakë që do të parandalojnë operimin e avionëve rusë, do të mbrojnë hapësirën ajrore të Ukrainës dhe do të përgjojnë raketat ruse të lundrimit dhe dronët.

Në vlerësimin e përfaqësuesit të Forcave Ajrore të Ukrainës, furnizimi me “Mirage 2000” nuk do të ishte një vendim logjik, ndërsa më pas ai theksoi se këtë avionë janë të vjetëruar dhe se si Franca ashtu edhe vendet e tjera evropiane kanë në arsenalin e tyre avionë luftarakë më modernë, si F-16.

Reagimi i tij vjen pak ditë pasi faqja e internetit Intelligence Online raportoi se Ukraina është duke negociuar me Francën për furnizimin me avionëve luftarakë “Mirage 2000D” dhe se një delegacion nga Kievi ka udhëtuar në Paris për të diskutuar këtë çështje.

Sakaq, në muajt e fundit rreth tridhjetë pilotë ukrainas janë trajnuar në bazat ajrore të Nancy dhe Mont-de-Marsan, në sajë të një vendim i cili u mor para vizitës së Volodymyr Zelensky në Francë më 8 shkurt të këtij viti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

11 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago